KV Drita – Femrat prezanton lojtaren kanadeze

KV Drita – Femrat zyrtarizon përforcimin ndërkombëtar: Biamba Kabengele në Gjilan

KV Drita – Femrat vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe zyrtarizon përforcimin e radhës.

Bëhet fjalë për lojtaren kanadeze Biamba Kabengele, e cila vjen në Gjilan me një kombinim të vlefshëm përvoje dhe cilësie.

Kabengele ka luajtur më parë në volejbollin universitar amerikan (SHBA) dhe në Superligën e Francës, duke sjellë eksperiencë ndërkombëtare dhe mentalitet garues në skuadër.

Me prezencën e saj fizike, disiplinën taktike dhe potencialin e lartë, ajo pritet të kontribuojë maksimalisht për objektivat e KV Dritës.

Presidenti i klubit, Idriz Berisha, po vazhdon ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të balancuar, duke sjellë përforcime cilësore me eksperiencë ndërkombëtare, me synimin e qartë: rikthimin e KV Dritës aty ku e meriton.

Me afrimin e Kabengele, KV Drita tregon se nuk ndërton vetëm për pjesëmarrje, por për stabilitet, konkurrencë dhe fitore në çdo ndeshje.

 

 

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët