Pas përforcimit të parë nga Brazili, Klubi i Volejbollit Drita – Meshkujt vazhdon të forcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, duke prezantuar përforcimin e radhës nga Turqia.
Eren Özkan, i cili luan në pozitën e qendrës, i bashkohet skuadrës gjilanase me përvojë, energji dhe cilësi të lartë në lojë. Klubi beson se ai do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të kontribuojë ndjeshëm në arritjen e objektivave të sezonit.
Ky është përforcimi i dytë i afatit kalimtar dimëror, në një fazë ku Drita synon fuqishëm titullin e kampionit.
Aktualisht, KV Drita renditet në pozitën e tretë në tabelë, me 6 pikë më pak se lideri Peja dhe vetëm 1 pikë pas Ferizajt, që mban vendin e dytë.

