Drita bindshëm drejt fitores në Ligën “Gjergj Kastrioti” – Xhiro 6
Volejbollistet e KV Drita kanë shënuar një fitore të pastër dhe bindëse ndaj skuadrës së KV Fushë Kosova, duke triumfuar me rezultat 3:0 në sete (25–15, 25–12, 25–22), në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” – Xhiro 6.
Ekipi nga Gjilani dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke qenë më i mirë në të gjitha aspektet e lojës.
Drita u tregua shumë e fortë në fazën e sulmit, ku realizoi 41 pikë nga 89 tentativa, ndërsa regjistroi edhe 6 blloqe, 12 shërbime efektive dhe 42% saktësi në pranime.
Në total, volejbollistet e Dritës grumbulluan 75 pikë, duke dëshmuar formë të shkëlqyer dhe organizim të mirë ekipor.

