KV Drita Meshkujt falënderon sponsorin Prime Gebäudereinigung nga Gjermania

 

Klubi i Volejbollit Drita – Meshkujt shpreh mirënjohjen më të sinqertë për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga sponsori i klubit, kompania nga Gjermania Prime Gebäudereinigung.

Kontributi i dhënë nga ky sponsor është tejet i rëndësishëm për funksionimin e klubit dhe për zhvillimin e volejbollit, duke i dhënë ekipit motivim dhe forcë shtesë për të vazhduar rrugën drejt sukseseve të reja gjatë vitit 2026.

Në veçanti, mbështetja e bizneseve shqiptare në diasporë përbën një dëshmi të fortë të solidaritetit, përkushtimit dhe dashurisë për sportin dhe vendin.

KV Drita falënderon Prime Gebäudereinigung dhe pronarin e saj, Liridon Mustafa, për besimin dhe përkrahjen e dhënë ndaj klubit, duke iu uruar suksese të vazhdueshme në veprimtarinë e tyre afariste.

 

 

Shpërndaj me të tjerët