KV Drita – Meshkujt bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Pas fitores së madhe ndaj KV Tiranës me rezultat 3:0 në sete, ekipi i meshkujve i KV Drita ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të bërë homazhe dhe për të nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prekazi mbetet simbol i përjetshëm i qëndresës, guximit dhe lirisë së popullit shqiptar.
Pikërisht këtu u shkrua një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare, ku Adem Jashari dhe familja e tij u bënë themel i lirisë që sot e gëzojmë.
Prania e klubit KV Drita në këtë vend të shenjtë nuk ishte vetëm një vizitë simbolike, por një akt respekti, mirënjohjeje dhe përulësie ndaj sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për atdheun.
Me krenari dhe nderim të thellë, KV Drita u përkul para veprës së pavdekshme të Komandantit Legjendar dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Fryma e tyre mbetet motivimi ynë më i madh për të luftuar me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim në çdo ndeshje dhe në çdo fushë.
Lavdi Adem Jasharit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
