La Luna Resort, destinacioni që po i magjeps turistët në Ksamil
La Luna Resort në Ksamil, në pronësi të Selver Xhelilit nga Gjilani, po shndërrohet në një nga vendet më të kërkuara nga turistët e huaj këtë sezon veror. Që nga fillimi i muajit korrik, resorti është i mbushur me pushues nga vende të ndryshme të botës, të cilët vijnë për të shijuar bukurinë e bregdetit shqiptar dhe standardet e larta që ofron ky destinacion.
“Ksamil ka një pozicion të jashtëzakonshëm, tre ishuj në gjirin me ujëra të kristalta, pamje magjepsëse dhe plazhe të qeta. Në resortin tonë ofrojmë kushte të nivelit evropian, dhoma të qeta e të sofistikuara, kuzhinë të bollshme, shërbime cilësore si dhe pishinë, që u japin pushimeve një kuptim tjetër,” thotë Xhelili.
Ai shton se La Luna Resort nuk është thjesht një vend për të kaluar pushimet, por një përvojë që krijon kujtime të paharrueshme. “Këtu je larg stresit të përditshëm, larg zhurmës dhe rutines, është një çlodhje ndryshe, e thellë dhe njerëzore.”
Punësim dhe staf shumëkombësh
Aktualisht resorti punon me kapacitete të plota, ndërsa stafi përbëhet nga 81 punëtorë të angazhuar për t’u kujdesur për çdo detaj të mikpritjes. E veçanta është se punëtorët vijnë nga vende të ndryshme, përveç Kosovës, aty ka edhe punëtorë nga Shqipëria, Greqia, dhe Egjipti, duke i dhënë resortit një karakter ndërkombëtar dhe një frymë të gjallë bashkëpunimi ndërkulturor.
Transport i organizuar nga Kosova
Për ta lehtësuar ardhjen e vizitorëve nga Kosova, La Luna Travel organizon çdo natë linja të rregullta me autobusë komodë dhe modernë në itinerarin Gjilan – Prishtinë – Prizren – Sarandë – Ksamil, dhe anasjelltas. Kjo ka bërë që shumë kosovarë të ndihen si në shtëpinë e tyre edhe gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.
Një destinacion me histori dhe besim
Me një përvojë të gjatë në fushën e turizmit dhe një imazh të ndërtuar me seriozitet, La Luna Resort është sot një emër i njohur për korrektësi, profesionalizëm dhe mikpritje të ngrohtë. Turistët që e kanë vizituar, kthehen përsëri, sepse ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar.