Ansambli “Gjilani” përshëndet vendimin historik të UNESCO-s për shpalljen e Lahutës pasuri botërore
LAHUTA është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, në kategorinë për mbrojtje urgjente.
Një lajm i madh për kulturën shqiptare dhe një moment historik për identitetin tonë kombëtar.
Ky vendim përfaqëson një njohje të merituar për rapsodët, lahutarët dhe të gjithë ata që brez pas brezi kanë ruajtur dhe kultivuar këtë instrument unik, që për shekuj ka qenë zëri i historisë, trimërisë dhe shpirtit shqiptar.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” e mirëpret me gëzim të madh këtë hap të UNESCO-s dhe shpreh mirënjohje për të gjithë kontribuesit që e ngritën Lahutën në piedestalin e vlerave botërore.
“Le të vazhdojmë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim këtë pasuri unikale, sepse Lahuta është zëri i shpirtit shqiptar,” thuhet në reagimin e Ansamblit “Gjilani”.
Urime gjithë kombit shqiptar për këtë fitore kulturore të pakrahasueshme!
