Lajmi për Gretën kapërcen kufijtë, mediat norvegjeze e urojnë për ftesën në Kombëtare

 

Pas publikimit të lajmit në dita24h.com, mediat norvegjeze kanë reaguar menjëherë duke e shpërndarë suksesin e Greta Maliqit, hendbollistes së talentuar të rritur në Norvegji me prejardhje nga Gjilani.

Klubi i saj Sandnes Håndballklubb ka ndarë lajmin në faqen zyrtare në Facebook, duke e uruar Gretën për ftesën nga përfaqësuesja e Kosovës U17: “Vi gratulerer Sandnes-spiller Greta som er tatt ut på Kosovos U17-landslag”, kanë shkruar ata, duke përfshirë edhe linkun e lajmit tonë. 🥰

Mediat lokale norvegjeze kanë kontaktuar edhe prindin e Gretës, Sabri Maliqi, për të komentuar rëndësinë e kësaj ftese dhe jehonën që po merr kjo ngjarje në Kosovë.

Greta është përzgjedhur nga trajneri Verim Zherka për të përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian U17 (Divizioni B) që do të mbahet nga 4 deri më 10 gusht në Prishtinë.

Ky interesim i mediave norvegjeze dhe mbështetja e klubit të saj dëshmon jo vetëm talentin e Gretës, por edhe fuqinë e mërgatës shqiptare që po kontribuon në sportin kombëtar.

Një tjetër dëshmi që shkrimet tona lexohen edhe jashtë vendit, duke krijuar ura komunikimi mes Kosovës dhe diasporës. Ne vazhdojmë të sjellim histori të mira dhe frymëzuese nga vendlindja, dita24h.com

 

Shpërndaj me të tjerët