Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismaili, ka bërë publike përmes rrjeteve sociale listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë.
“Po ua prezantojmë ekipin tonë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit, njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë përfaqësues të qytetarëve. Kjo listë është pasqyrë e vlerave tona: përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Në të gjeni përfaqësues nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Gjilanit, burra e gra që i bashkon dashuria për qytetin dhe dëshira për ta parë atë të zhvillohet,” ka shkruar Ismaili.
Ai theksoi se lista e LDK-së është sinonim i njerëzve kredibil, me përvojë dhe përkushtim, të gatshëm për të kthyer besimin në komunë, për t’i hapur rrugë rindërtimit dhe për të sjellë ndryshimin që qyteti e meriton.

