Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan nis zyrtarisht fushatën për balotazh nga Teatri i Qytetit

 

Nga ambientet para Teatrit të Qytetit, aty ku shënuam fitoren e madhe të vitit 2021, sonte e nisëm zyrtarisht fushatën për balotazh.
Na pret një javë plot takime e aktivitete, prandaj ju jam thellësisht mirënjohës secilit që keni besuar dhe vazhdon të besoni në vizionin tonë për Gjilanin.
Përkrahja e juaja është forca më e madhe e Lëvizjes në çdo garë.
Vazhdojmë,  bashkë për fitoren e madhe më 9 nëntor! , thuhet në njoftimin zyrtar të LVV në Gjilan.

 

Shpërndaj me të tjerët