Lëvizja Vatra garon në tri komuna për herë të parë

 

Lëvizja Vatra ka nisur zgjerimin e aktivitetit të saj politik në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa sot deri në orën 24:00 përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve.

Sipas kryetarit të partisë, Kushtrim Kadriu, kjo forcë politike do të garojë për herë të parë në tri komuna,  Gjilan, Ferizaj dhe Artanë, me kuadro të jashtëzakonshme të dëshmuara si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Deri tani, Lëvizja Vatra kishte garuar vetëm në Gjilan, ku në zgjedhjet e fundit fitoi një asambleist. Pas prishjes së koalicionit mes LVV dhe PDK, Kuvendi Komunal zgjodhi pikërisht këshilltarin e këtij subjekti, Kushtrim Kadriun, si kryesues të tij.

 

 

Shpërndaj me të tjerët