Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative dhe përdorimit të drogave

 

Njësia e Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur sot një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Parandalimi i dukurive negative dhe përdorimit të drogave”, në ambientet e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan.

Ligjërata u zhvillua me nxënësit e klasave të VII-ta dhe VIII-ta, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e vetëdijes për pasojat që sjellin dukuritë negative dhe përdorimi i substancave narkotike në jetën dhe mirëqenien e të rinjve.

Gjatë bashkëbisedimit, u theksua roli i rëndësishëm që luajnë mësimdhënësit, stafi mbështetës dhe vetë nxënësit në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e rasteve të tilla.

Ky aktivitet është pjesë e një serie iniciativash të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti shkollor të sigurt dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.

 

Shpërndaj me të tjerët