Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.
Lista përfshin një mozaik profilesh profesionale, gra dhe burra të përkushtuar ndaj familjes e atdheut, vajza e djem ambiciozë, punëtorë dhe vizionarë. Mbi të gjitha, janë njerëz me integritet dhe vullnet të palëkundur për t’i shërbyer qytetit.
PDK u bën thirrje qytetarëve për përkrahje të sinqertë, me synimin e vetëm që komuna të bëhet më e mirë në çdo aspekt.
“Për ta arritur këtë, na duhet vota e secilit prej jush,” thuhet në njoftim.