Nevoja për logopedë nëpër shkolla është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Institucionet arsimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale, kanë filluar të angazhojnë profesionistë të fushës, duke ofruar mbështetje të specializuar për fëmijët që përballen me vështirësi në të folur dhe komunikim.
Një ndër logopedët që po bën diferencë në këtë drejtim është Argjent Abazi, i angazhuar nga OJQ “Inkluzioni” për të ofruar shërbime logopedike në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan.
Me pasion, përkushtim dhe dashuri për punën, Argjenti ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese, duke bashkëpunuar ngushtë me prindër, mësues dhe profesionistë të tjerë.
Puna e tij përqendrohet në ndërhyrjen e hershme dhe në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë ndihet i dëgjuar, i kuptuar dhe i mbështetur
Falë njerëzve si ai, fëmijët jo vetëm që përmirësojnë të folurën, por fitojnë edhe besimin për të shprehur veten lirshëm.
