LRF Gjilan mbyll vitin kalendarik me festë sportive

 

Lidhja Rajonale e Futbollit (LRF) në  Gjilan shpalli të mbyllur vitin kalendarik në një festë sportive, në praninë e klubeve dhe shkollave të futbollit.

Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, i cili u nderua me mirënjohje, Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, si dhe përfaqësuesit e mediave, të cilat u vlerësuan për kontributin e tyre në promovimin e futbollit lokal.

Në emër të LRF Gjilan, Kryetari Armend Misini falënderoi drejtuesit e FFK-së, përfaqësuesit e bizneseve që mbështesin garat komunale, shkollat dhe klubet sportive, duke theksuar edhe arritjet kryesore të vitit 2025.

Kryetari Misini potencoi se shumë projekte të rëndësishme janë në pritje për vitin e ardhshëm, me synim zhvillimin e mëtejmë të futbollit në rajon.

 

Shpërndaj me të tjerët