Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë e para në Komunën e Gjilanit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 130 vendvotime të procesuara, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan ka marrë 62.09 për qind, respektivisht 29 mijë e 495 vota.
Në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.47 për qind, apo 7 mijë e 825 vota.
E treta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 15.33 për qind, përkatësisht 7 mijë e 283 vota.
Lista Srpska me 2,31%, përkatësisht me 1 mijë e 99 Vota.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.08 për qind, apo 990 vota.
