Majori  turk  viziton QKMF-në në Gjilan, diskutohet bashkëpunimi dhe koordinimi institucional

Majori  turk  viziton QKMF-në në Gjilan, diskutohet bashkëpunimi dhe koordinimi institucional

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) në Gjilan u mirëprit në vizitë Majori Rahmi Yıldırım me stafin e tij, me rastin e fillimit të detyrës si komandant i Njësisë së LMT për rajonin e Gjilanit.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe për koordinimin sa më efikas me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në Gjilan, dr. Basri Kamberi, i cili i ka uruar majorit Yıldırım suksese në detyrën e re.

 

Shpërndaj me të tjerët