Më 17 janar 2026, në Komunën e Gjilanit u mbajtën Garat Komunale të Fizikës, ku morën pjesë mbi 70 nxënës nga klasat VII–XII, duke përfaqësuar shkollat e komunës dhe duke dëshmuar interes të lartë për shkencat natyrore, në veçanti për fizikën.
Garat u zhvilluan në ambientet e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës Kosovare të Fizikës.
Sipas mësimdhënësit të Fizikës, magjistër Eros Halilit, anëtar i Komisionit të Garave Komunale të Fizikës, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë serioze dhe konkurruese.
“Nxënësit patën mundësinë të dëshmojnë njohuritë e tyre teorike dhe aftësitë logjike në zgjidhjen e problemeve. Rezultatet tregojnë përkushtim, punë të vazhdueshme dhe nivel të mirë përgatitjeje,” ka thënë Halili.
Rezultatet sipas klasave:
Klasa VII
* Vendi i parë: Ani Kosumi (SH.F.M.U. “Rexhep Elmazi”)
• Vendi i parë:Tana Ibrahimi (SH.F.M.U. “Musa Zajmi”)
* Vendi i dytë: Marea Aliu (SH.F.M.U. “Musa Zajmi”)
* Vendi i tretë: Eni Kosumi (SH.F.M.U. “Rexhep Elmazi”)
* Vendi i tretë:Alea Sadriu (SH.F.M.U. “Sadullah Brestovci”)
Klasa VIII
* Vendi i parë: Adi Kllokoqi (SH.F.M.U. “Selami Hallaqi”)
* Vendi i dytë: Urtinë Shaqiri (SH.F.M.U. “Skënderbeu”)
* Vendi i tretë: Anael Uruqi (SH.F.M.U. “Hello”)
• Vendi i tretë:Lea Llapashtica (SH.F.M.U. “Sadullah Brestovci”)
Klasa IX
* Vendi i parë: Ujisa Haziri (SH.F.M.U. “Rexhep Elmazi”)
• Vendi i parë Erd Shabani (SH.F.M.U. “Selami Hallaqi”)
* Vendi i dytë Ola Rexhepi (Sh.F.M.U. “Rexhep Elmazi”)
* Vendi i dytë: Arban Asllani (SH.F.M.U. “Hello”)
* Vendi i tretë: Loena Shala (SH.F.M.U. “Sadullah Brestovci”)
Klasa X
* Vendi i parë: Diora Salihu
* Vendi i dytë: Dior Salihu
* Vendi i tretë: Ari Haziri
Klasa XII
* Vendi i parë: Eda Shahini
* Vendi i parë: Dhurata Sadiku
* Vendi i dytë: Erion Rexhepi
* Vendi i tretë: Erina Shala
Organizatorët falënderuan të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen dhe mësimdhënësit për punën e tyre të palodhshme në përgatitjen e gjeneratave të reja në fushën e fizikës.
Testimi u zhvillua sipas standardeve të larta profesionale, ndërsa procesi u monitorua nga koordinatorja Doruntina Zogiani Kllokoqi dhe komisioni vlerësues i përbërë nga Eros Halili, Arben Duraku dhe Sadete Hoxha.
Nxënësit fitues do të përfaqësojnë Komunën e Gjilanit në Garat Shtetërore të Fizikës, të cilat do të mbahen më 31 janar 2026.
Kjo paraqet një mundësi të rëndësishme për ta që të dëshmojnë njohuritë dhe potencialin e tyre edhe në nivel shtetëror.

