Mbi 1 mijë lindje në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vitit 2025

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, kanë lindur gjithsej 1304 fëmijë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 1292 lindje, prej të cilave 548 me ndërhyrje kirurgjike (operacion), ndërsa pjesa tjetër përmes lindjes natyrale.

Nga numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura, 663 ishin meshkuj dhe 634 femra.

Po ashtu, në kuadër të Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar 10,855 vizita specialistike, duke dëshmuar për ngarkesën dhe rëndësinë e këtij shërbimi për qytetarët.

Stafi i këtij reparti vazhdon të jetë i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta, duke pasur gjithmonë prioritet shëndetin e nënës dhe të fëmijës.

Shpërndaj me të tjerët