Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur që të ndërpritet para kohe bashkëpunimi me futbollistin Kenan Haxhihamza.
Klubi falënderon Haxhihamzën për kontributin e tij gjatë qëndrimit në skuadër dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.