Më 26 shkurt, mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës

 

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, janë thirrur nga kryesuesja e KKGJ-së Krenare Latifi Kqiku, për në mbledhjen III me 26.02.2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

Në këtë mbledhje, pritet të propozohen disa vendime për miratim nga ana e anëtarëve të kuvendit.

Propozim vendimi, për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së kuvendit për vitin 2026.

Ai për themelimin e komiteteve në KKGJ. Miratimi i listës së veçantë të pronave komunale për dhënie në shfrytëzim për vitin vijues.

Propozim vendimi, për lirimin të përkohshëm nga obligimi i pagesës së gjobës komunale për regjistrime të mëvonshme të lindjes dhe vdekjes.

Kërkesë për aprovimin e vlerësimeve të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2025.

Propozim vendimi, për zgjedhjen e tre anëtarëve nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit, të cilët e përfaqësojnë KKGj-në në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ai për themelimin e Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Ai për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Propozim vendimi, për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu” dhe ai për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në PPP “Ecohigjiena” për pjesën publike të KRM “Higjiena”.

 

Shpërndaj me të tjerët