“ME FAT” drejt Prishtinës,  Bufi  thumbon rrugën Gjilan–Prishtinë me ironi therëse

 

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu ka ironizuar gjendjen e rrugës në relacionin Gjilan–Prishtinë dhe anasjelltas, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Facebook, Spahiu shkruan se qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Luginës, e tashmë edhe të Kumanovës, pas hapjes së pikës në Karadak para disa vitesh, nëse jo autostradë, së paku “meritojnë një shenjë komunikacioni ku shkruan ‘ME FAT’, me font sikurse ai në hyrje të minierave”.

Sipas tij, kjo shenjë do të duhej të vendosej në Kishnicë, në drejtim të Gjilanit, dhe në fshatin Pasjak, në drejtim të Prishtinës, ndërsa me ironi shton se përgjatë rrugës do të ishte mirë të kishte edhe vullnetarë që shpërndajnë ujë.

Postimi përmbyllet me fjalët: “Pra, ME FAT!”, nënshkruar me pseudonimin ironik “Fat-mir Bufaj”, duke nxitur reagime e komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Spahiu, me prejardhje nga Gjilani, shpreh një zemërim krejtësisht të arsyeshëm, pasi kjo rrugë mbetet tejet e vështirë për komunikacion, ndërkohë që projekti i autostradës vazhdon të mbetet në vendnumëro.

 

 

Shpërndaj me të tjerët