Sot u mbajt me sukses Olimpiada Matematike e Gjilanit, një ngjarje e rëndësishme arsimore që promovon dijen, mendimin kritik dhe talentin matematikor të nxënësve nga shkollat e Gjilanit.
Kjo olimpiadë kishte edhe një karakter të veçantë, pasi shënoi olimpiadën përshëndetëse të koordinatorit të deritanishëm, prof. Festim Shkodra.
Me këtë rast, u shpreh falënderim dhe mirënjohje e veçantë për angazhimin e tij shumëvjeçar, përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e treguar në organizimin e kësaj gare të rëndësishme për arsimin dhe matematikën në Gjilan.
Hapja e Olimpiadës u bë nga drejtori i deritanishëm i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), z. Shpend Nuhiu, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, z. Bregan Isufi.
Ata u uruan suksese të gjithë garuesve dhe theksuan rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në talentet e reja dhe në ngritjen e cilësisë në arsim.
Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë punën për zhvillimin e matematikës dhe përkrahjen e nxënësve të talentuar, duke e konsideruar Olimpiadën Matematike si një platformë të rëndësishme për zbulimin dhe avancimin e talenteve të reja.
Ndërkaq, rezultatet preliminare dalin të mërkurën në faqen e shoqatës.

