Mërgimtari nga Zarbinca e Malësisë së Bujanocit, i cili prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në Zvicër, Hasan Sherifi, ka bërë thirrje publike që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votohet kandidati i kësaj ane, Selver Xhelili.
Sherifi këtë thirrje e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës.
“Ky është Selver Ramadan Xhelili, me prejardhje nga Krahina e Malësisë së Zarbicës, i kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës, të cilin unë do ta votoj, votoni edhe ju”, ka shkruar Sherifi.
Hasan Sherifi njihet si personalitet human dhe kontribuues i vazhdueshëm për Malësinë e Bujanocit, ndërsa thekson se edhe Selver Xhelili ka dhënë kontribut të rëndësishëm për këtë krahinë në faza dhe aksione të ndryshme, duke e bërë atë përfaqësues të denjë të interesave të saj.
Xhelili në këto zgjedhje rikandidon sërish me PDK dhe bart numrin 83.

