Mërgimtari publikon faktet, vezët në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

 

Mërgimtari: Vezët më të shtrenjta në Kosovë se në Gjermani

Çmimet e disa artikujve ushqimorë në Kosovë vazhdojnë të jenë më të larta se në rajon, madje edhe se në disa shtete perëndimore.

Një mërgimtar që jeton në Gjermani ka sjellë një shembull konkret përmes një fotografie, duke krahasuar çmimin e vezëve.

Ai ka treguar se në Kosovë 30 kokrra vezë kushtojnë 6.39 euro, ndërsa në Gjermani e njëjta sasi kushton vetëm 4.50 euro.

Sipas tij, vezët në Gjermani janë kryesisht bio dhe të fshatit, ndërsa në Kosovë janë të fermave, megjithatë çmimi është dukshëm më i lartë tek ne.

Ky rast ka hapur debat të ri për çmimet e larta në tregun vendor dhe arsyet që po e mbajnë koston e produkteve bazike mbi nivelin e disa vendeve të BE-së.

 

Screenshot

Shpërndaj me të tjerët