Mirlind Daku humb njeriun që i dha emrin dhe zemrën

Një njeri shumë i dashur dhe i çmuar ka ndërruar jetë për futbollistin Mirlind Daku. Lajmin e trishtë ai e ka bërë publik përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë fjalë plot emocion për xhaxhain e tij të ndjerë.
“Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur 🤍
Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im — ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim.
Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua.
Do të jetosh përherë në zemrën time dhe në çdo hap që do të bëj.
Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet.”

Shpërndaj me të tjerët