Mjekët nuk janë shërbëtorë, janë të mbrojtur me ligj!

 

Mjekët nuk janë shërbëtorë, janë të mbrojtur me ligj!

Në Kosovë është bërë modë që pacienti të sillet si padron, ndërsa mjeku si shërbëtor. Boll më. Ligji është i qartë: kush e prek mjekun, prek shtetin dhe përfundon në burg.

Çka nuk kupton pacienti?

Fyerje dhe kërcënime ndaj mjekut → Neni 402 i Kodit Penal: sulm ndaj personit zyrtar → burg, jo “shfryrje nervash”.

Bërtitje e rrëmujë në spital → Shkelje e rendit publik → policia të nxjerr zvarrë, nuk është lokali yt privat.

Dëmtim i pajisjeve spitalore → Neni 321: dëmtim prone publike → gjobë e rëndë + dënim penal.

Gënjeshtra për simptoma → rrezikon jetën tënde dhe të tjerëve → përgjegjësi ligjore direkte.

Mospagesa për shërbim me pagesë → procedurë gjyqësore, përfundon në listën e borxhlinjve.

Kush e sulmon mjekun, e sulmon shëndetin publik

Mjekët punojnë në kushte të paimagjinueshme: pa mjetet bazike, me paga të ulëta, orë të gjata. Dhe prapë shpëtojnë jetë çdo ditë. Ti që ngrit dorë mbi ta, nuk je i guximshëm – je kriminel i vogël që pret të trajtohet si viktimë. Jo. Ligji të quan fajtor.

Respekto mjekun. Pa të, nuk ka shërim, nuk ka jetë. Me të keqe ndaj tij, nuk ke “trimëri” – ke vetëm dosje penale.

Burimi: faqja zyrtare e Kodit Mjekësor në Facebook

 

Shpërndaj me të tjerët