Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Në orët e mëngjesit pritet paraqitje e mjegullës, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore, duke zvogëluar dukshmërinë.
Reshje nuk parashihen, por për shkak të temperaturave të ulëta, në mëngjes mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°C.
Kushtet agrometeorologjike mbeten relativisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për mbjelljet e vonshme të grurit.

