Mot përvëlues të shtunën, freskim i lehtë të dielën

 

Vendi ynë po përballet me një valë të nxehti ekstrem. Të shtunën parashihen temperatura deri në 40°C, me diell dhe vranësira të cilat në disa zona, sidomos në veriperëndim, mund të sjellin reshje të shkurtra dhe stuhi lokale.

Të dielën pritet një ulje e lehtë e temperaturave, me maksimum prej 33°C, ndërsa reshjet e izoluara dhe era nga veriperëndimi mund të sjellin pak freski.

Nga java e ardhshme temperaturat pritet të stabilizohen afër vlerave mesatare sezonale. Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj këshillohet kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në diell.

 

Shpërndaj me të tjerët