Moti me vranësira, riga shiu dhe borë e dobët në viset malore

 

Fundjava e 3 dhe 4 janarit 2026 do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në viset e larta malore priten edhe fjolla të dobëta bore.

Të shtunën do të mbajë mot i vranët, me riga shiu vende-vende.

Në zonat malore vranësirat parashihen të sjellin borë të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të dielën moti do të mbetet kryesisht i vranët, me riga shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në viset e larta malore pritet borë e dobët.

Temperaturat minimale do të zbresin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius.

 

Shpërndaj me të tjerët