Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm si ditët më parë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.
Kushtet agrometeorologjike për këtë vikend do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve në terren, veçanërisht për kryerjen e mbjelljeve vjeshtore.

