Gjatë Muajit Rozë – Tetorit, i cili shënon Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nën moton “Me ty fillon parandalimi”, Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë dhe Ferizaj zhvilluan një sërë aktivitetesh sensibilizuese në institucione arsimore, sociale dhe komunitare.
Këto aktivitete kishin për qëllim rritjen e vetëdijes për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, si dhe inkurajimin e grave për kontrolle të rregullta mjekësore.
Në përmbyllje të këtij muaji, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës dhe Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik falënderuan të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e aktiviteteve, duke forcuar kulturën e kujdesit dhe ndërgjegjësimit shëndetësor në komunitet.

