Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe kryeimami i Kosovës, vendasi nga Gjilani, Vedat Sahiti, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Delegacioni u prit nga kryetari i Këshillit, Naim ef. Aliu, si dhe nga administrata dhe anëtarët e këtij institucioni.
Në kuadër të vizitës, Myftiu Tërnava vizitoi edhe punishten e ndërtimit të xhamisë së re në Lagjen e Spitalit, ku u njoh për së afërmi me ecurinë e punimeve.
Siç dihet, në këtë lagje ka nisur ndërtimi i xhamisë më të madhe në komunën e Gjilanit, një objekt fetar që parashihet të jetë ndër më të kompletuarit, me të gjitha hapësirat e nevojshme dhe objektet përcjellëse.