Ndahet nga jeta Ilmi Ramadani, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare

 

Ka ndërruar jetë Ilmi Ramadani, veprimtar i kahershëm i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij në një postim pikëllues:

“Të dashur familjarë dhe miq, ju njoftojmë se sot na la me i dashuri ynë, Baci Ilmi Ramadani. Për ceremoninë e varrimit dhe detaje të tjera do t’ju informojmë në kohë.”

Edhe Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan ka shprehur dhimbjen për humbjen e veprimtarit, duke theksuar se Ilmi Ramadani ishte bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Ilmi Ramadani do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri i përkushtuar, atdhetar i paepur dhe intelektual që idealin për lirinë e vendit e mbajti mbi gjithçka. Largimi i tij përbën një humbje të madhe për familjen, bashkëveprimtarët dhe gjithë shoqërinë.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve dhe të gjithë të afërmve.

 

Shpërndaj me të tjerët