Ka ndërruar jetë Asllan Gërbavci, ish-mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit në Shkollën Fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc dhe ish-trajner i volejbollit të KV Bresalci.
Edhe pse nuk ishte nga Bresalci, ai u bë një nga figurat më të respektuara të arsimit dhe sportit në këtë komunitet. I lindur më 15 maj 1944, ai u nda nga jeta më 5 dhjetor 2025.
Për vite me radhë kontribuoi me përkushtim në edukimin e nxënësve dhe zhvillimin e sportit shkollor, duke lënë kujtime të pashlyeshme te gjeneratat që i mësoi.
Varrimi do të bëhet të shtunën, më 6 dhjetor 2025, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Allahu e shpërbleftë me Xhenet!
