Ndahet nga jeta muzikanti dhe tonisti i Teatrit, Florim Gagica

Me pikëllim të madh familja Gagica njofton se më datë 05 shtator 2025, në moshën 55-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë ka ndërruar jetë Florim (Avdyl) Gagica nga Gjilani.

I ndjeri ishte i njohur për kontributin e tij si muzikant dhe tonist në Teatër, duke lënë pas kujtime të çmuara te familja, miqtë dhe kolegët e tij.

Familja njofton se për datën dhe kohën e varrimit do të informohet me kohë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Shpërndaj me të tjerët