Ka ndërruar jetë punëtori shumëvjeçar i arsimit në Gjilan, Sabit Ramadani, ish-mësimdhënës i gjuhës angleze, ka njoftuar familja e tij.
Në njoftimin mortor të bërë publik nga vëllai i të ndjerit, ndër të tjera shkruhet me dhimbje:
“Me dhimbje të thellë iu njoftoj se ka ndërruar jetë vëllau im, Sabit Ramadani, duke na lënë përherë të pikëlluar. Sa shumë do doja të ishim akoma bashkë. Askush nuk ikën përgjithmonë, sepse përherë ka copëza që mbeten pas … një fjalë, një shikim, një buzëqeshje e dhuruar… dhe sa herë i mbledh këto copëza, je prapë ti, i dashur vëlla, aty ku ke qenë gjithmonë – nga ku s’do largohesh kurrë! Shumë krenar që të patëm, e shpresoj të takohemi në botën tjetër!”
Sabit Ramadani do të mbahet mend për përkushtimin e tij në arsim dhe kontributin e dhënë për brezat e nxënësve në Gjilan.