Ndërron jetë Bedri Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit

Ndërron jetë Bedri Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit

Ka ndërruar jetë në spitalin universitar të Zürichut Bedri Haziri, vëllai i ish–kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe ish–zëvendëskryeministrit, Lutfi Haziri.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Lutfi Haziri, i cili ka shkruar:

“Ma këpute shpirtin vëlla! Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar të Zurichut, pas një sëmundje të rëndë. Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte. Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!”

Familja Haziri njofton se detajet lidhur me varrimin dhe të pamen do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

 

Shpërndaj me të tjerët