Ndërron jetë profesoresha dhe inxhinierja e elektroteknikës nga Gjilani, Hajrije Shkodra Sahiti

 

Në Lozanë të Zvicrës ka ndërruar jetë profesoresha dhe inxhinierja e elektroteknikës nga Gjilani, Hajrije (Shkodra) Sahiti, në moshën 74-vjeçare.

E lindur në Desivojcë, ajo ishte femra e parë nga ky fshat që kishte përfunduar shkollimin superior, duke hapur rrugën për shumë vajza të tjera drejt arsimit të lartë.

Për mbi 25 vite me radhë, ajo dha kontributin e saj të çmuar në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, duke edukuar e frymëzuar gjenerata të tëra nxënësish.

Hajrije Sahiti ishte bashkëshortja e profesorit nga Malisheva e Gjilanit, Adem Sahiti, si dhe motra e profesorit të njohur të matematikës, Sadri Shkodra.

r Sipas njoftimit nga familjarët, varrimi do të bëhet nesër (e enjte), më 02 tetor 2025, pasdite, në fshatin Malishevë të Gjilanit.

 

Shpërndaj me të tjerët