Profesori i njohur i Gjeografisë nga Gjilani, Nexhat H. Rexha, ka ndërruar jetë pas një jete të tërë të përkushtuar ndaj arsimit dhe edukimit të brezave.
Me mbi 40 vite përvojë të pandërprerë, ai u shqua si një mësimdhënës i respektuar, i cili e jetoi profesionin me pasion, përgjegjësi dhe dashuri për nxënësit. Profesor Rexha u bë udhërrëfyes i dijes, model i edukatës dhe frymëzim për kolegët dhe gjeneratat e shumta që patën fatin ta njihnin.
Drejtori i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, ku ai punoi për vite me radhë, tha se me largimin e tij mbyllet një kapitull i pasur i kontributit të pandalshëm për arsimin.
Në shenjë nderimi dhe kujtimi, Gjimnazi “Zenel Hajdini” do të organizojë një mbledhje komemorative më datë 12.09.2025 (e premte), në orën 10:30, në hapësirat e shkollës.