Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Fehmi Dalipi. I ndjeri ishte mësimdhënës i lëndës së Historisë dhe ka dhënë një kontribut të çmuar e afatgjatë në procesin edukativo-arsimor, duke lënë gjurmë te shumë gjenerata nxënësish.
Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet dhimbja e dyfishtë që ka goditur familjen Dalipi, vetëm një muaj pas humbjes së nënës së familjes.
Njoftimi i plotë i familjes:
Të nderuar miq dhe familjarë,
Pa u shëruar ende dhimbja nga vdekja e nënës sonë, para një muaji, sot na goditi edhe humbja e babait tonë, Prof. Fehmi Dalipi.
I paharruar qoftë kujtimi për të!
Varrimi bëhet me ikindi, sot më 22 shkurt 2026, në fshatin Llovcë.
Funerali niset nga shtëpia jonë.
E pamja mbahet te restoranti “Parajsa”, në Gavran (burra dhe gra), prej 23 deri më 25 shkurt 2026, nga ora 09:00 deri në 16:00.
E pikëlluar: familja Dalipi.
Humbja e prof. Fehmi Dalipit paraqet një humbje të ndjeshme jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për komunitetin arsimor, ku ai shërbeu me përkushtim dhe dinjitet për shumë vite.
I lehtë i qoftë dheu.!
.

