Ndihmë humanitare për Shoqatën e të Verbërve në Gjilan nga Islamic Relief Kosova 

Islamic Relief Kosova, dega në Gjilan, ka ndihmuar Shoqata e të Verbërve me disa pako ushqimore, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast, Dardan Veseli nga Islamic Relief Kosova – dega në Gjilan, ka theksuar se bëhet fjalë për një kontribut simbolik, por me shumë domethënie për anëtarët e shoqatës. “Ky është një kontribut i vogël edhe për Shoqatën e të Verbërve, dega në Gjilan. Falënderojmë Bajramin, kryetarin  e degës së  SHNV  në Gjilan, i cili kujdeset vazhdimisht për anëtarët e tij”, ka deklaruar Veseli.

Nga Islamic Relief Kosova është shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj personave me nevoja të veçanta, duke uruar që Zoti t’i shpërblejë të gjithë kontribuuesit për humanizmin dhe solidaritetin e treguar gjatë këtij muaji të bekuar.

Shpërndaj me të tjerët