Nga Bashkim Isufi
Ndodhë edhe kjo në Gjilan: I angazhuari me kontratë për punë dhe detyra specifike raporton për punën e stafit të rregullt Komuna e Gjilanit, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka publikuar Raportin e Punës për vitin 2025 të Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, ku pasqyrohen aktivitetet, projektet dhe objektivat e arritura gjatë vitit.
Nga përmbajtja e raportit përkatës, shohim se raporti i drejtorisë është punuar nga një i punësuar me kontratë për punë dhe detyra specifike, i cili nuk ka statusin e zyrtarit publik, me çka ka tejkaluar kompetencat e tij të cilat i takojnë.
Një person i angazhuar për punë dhe detyra specifike ka të drejtë të raportojë vetëm për detyrat dhe projektet ku është i përfshirë.
Raportimi mbi punën e stafit të rregullt duhet të bëhet nga udhëheqësit e sektorëve tek drejtori dhe jo nga një person i angazhuar me kontratë për punë dhe detyra specifike.
Vetëm udhëheqësit e sektorëve mund të raportojnë për staf të rregullt, ndërsa i punësuari me kontratë për punë dhe detyra specifike mund të japë vetëm informacion mbështetës, por nuk ka kompetencë ligjore që të vlerësojë ose raportojë performancën e stafit të rregullt të drejtorisë.
Ai nuk është pjesë e strukturës së menaxhimit të përgjithshëm, nuk ka kompetenca ligjore ose hierarkike mbi zyrtarët e rregullt, nuk ka status të zyrtarit publik dhe nuk bën pjesë në zinxhirin hierarkik të raportimit Udhëheqësit Sektorit – Drejtor.
Raportimi i tij nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e udhëheqësve të sektorëve.
Ky veprim mund të cilësohet si shkelje administrative, sepse mund të krijojë paqartësi mbi përgjegjësitë dhe vlerësimin zyrtar të stafit.
Në të ardhmen, është e rëndësishme që raportimi i tij të kufizohet vetëm tek aktivitetet dhe projektet ku ai është aktiv, për të respektuar ligjin dhe hierarkinë administrative.
(Autori është jurist i diplomuar)
