Në Gjilan shpërndan 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

 

Sot, Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Gjilan, ka nisur shpërndarjen e 50 pakove ushqimore për familjet në gjendje të rëndë sociale.

Këtë e ka bërë të ditur Dardan Veseli, përfaqësues i shoqatës Islamic Relief Kosova në Gjilan, i cili ka theksuar se përkrahja për familjet në nevojë po vazhdon edhe gjatë këtij muaji.

Ai ka bërë të ditur se shoqata, përveç 1.400 familjeve me jetimë, të cilave u janë shpërndarë pako ushqimore, po arrin të mbulojë edhe një pjesë të familjeve me raste sociale.

Sipas tij, i gjithë ky aktivitet po realizohet në bashkëpunim me komunat e Kosovës, e në këtë rast me Komunën e Gjilanit.

 

Shpërndaj me të tjerët