Në kuadër të shënimeve të Ditës së Trashëgimisë Kulturore, nxënësit e SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” nga Velekinca, nën kujdesin e mësuesve Avni Maliqi, Pranvera Beqiri dhe Arsim Smerqaku, kanë kryer një aktivitet të veçantë edukativo–kulturor.
Ata vizituan Xhaminë e Vjetër të Velekincës dhe Xhaminë me Mejtepin e Dunavës, vende ku ka vepruar dhe kontribuuar figura e madhe fetare e kombëtare, Mulla Idriz Gjilani, emrin e të cilit shkolla e mban me krenari.
Projekti i aktiviteti ishte rritja e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore, si dhe forcimi i lidhjes së tyre me historinë, traditën dhe figurat e shquara të kombit tonë.
Ky aktivitet paraqet një shembull të mirë të edukimit të brezave të rinj në frymën e respektit ndaj vlerave kulturore, historike shpirtërore të vendit tonë..


