Në Kllokot përurohet “Dhoma Mike”, donacion i KFOR-it Amerikan

 

Në hapësirat e Stacionit Policor në Kllokot u përurua “Dhoma Mike”, e realizuar me mbështetje dhe financim nga KFOR-i Amerikan.

Në ceremoni morën pjesë zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës, nënkolonel Remzi Azemi, si dhe rreshter majori i Regjionit të Lindjes në KFOR, CSGM Cristopher Lemaire. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, Stacionit Policor në Partesh dhe pushtetit lokal.

Nënkolonel Azemi falënderoi KFOR-in për donacionin dhe theksoi se kjo dhomë do të ofrojë kushte optimale për intervistimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Edhe Lemaire vlerësoi lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, duke shprehur gatishmëri për mbështetje të mëtejshme.

Dhoma Mike është e pajisur me mobilie dhe teknologji të reja, duke krijuar një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe me mbështetje psikologjike për viktimat. Ky investim shihet si hap i rëndësishëm në fuqizimin e mekanizmave mbrojtës dhe përkujdesjes së menjëhershme për personat në nevojë.

 

Shpërndaj me të tjerët