Shkruan: Emin Selimi
Pjesa e tretë
Zahir Selimi do të merret si i mobilizuar më 15 Janar 1945 datë të cilën e ka shënuar vet Zahiri në ditarin – itenerarin e lëvizjes si i mobilizuar nëpër Jugosllavi.
Përveç publikimit të ditarit-itenerarit origjinal do të mundohem ta transkriptoj në formë të shkruar për të mësuar se kurë dhe në cilat vende të Jugosllavisë kishte qëndruar për dy vite deri në kthimin e tijë në shtëpi.
“Si i kam kaluar dy vjet nushtri dhe vendet e shenjuara kah kam bujtën”
E enjte ( qetvrtak) 15. I. 1945 ( jam shkuar ushtar në Gjilan)
E premte 16 .III .1945 jem nis në Ferizaj
E mërkurë 21 .III. 1945 jemi shkuar për Shtime, Suharekë, Prizren
E shtunë 24 —————— Kukës
25 _……………………Kuqë
26 ……………………..Pukë
27 ……………………..Shkodër
E shtunë 31. ………………… Tivar , Novi Bar ( ditën që është kryer masakra e Tivarit. E.S.)
E hënë 2. IV. 1945 Jam hyp në lagjë ( barkë E.S.) jam shkue në Dubrovnik
E enjëte me 5. ………………….. në Trogir
E mërkurë 11 …………………. Në Knin ( Dalmaci)
Me e diel 5. V. 1945 jam hyp në pampur ( tren ) për në Dubrovnik
6………………………… në lagjë( barkë) për Zadër
7. …………………………. Cërkvenicë
8. …………………………. Bakar – Sushak – Rjeka
10 ………………………… jem shkue në kom për Bistric
11. ………………………. Ne pampur ne San Peter
12. ……………………. Me pampur ne Nabreziqna
E dielë 13. …………………….. ne kom në Goricë
24. ……………………… Mirën
27. ………………………..Prvaqika
E premte me 8 . VI. 1945 Goricë – Ranqe
10. ……………….. Sokover ( Celovec )
24. …………………….. Ajdovshqina
27 . ( e premte) Zidani Most
28. ………………….. Lublana – Zidani Most
E dielë 1. VII. 1945 Në Celje – Zlobec
24. XI. ……… Celje
22. Xi ……….. sv.Rokec
1. XI ………….. Celje
28. XI …………. Shmarje
29-30 …………… Celje
7 fror 1946 Celje, Lublan, Postojn
8 ………………. Ilirska Bistrica , Polloroz
9 ……………………. Materija , Soqica
27. …………………. Ilirska Bistrica- Rokvec
28. ………………… ( e pakjartë)
10 Korrik 1946 Rokvec – Postojna
11. …………….. Ilirska Bistrica
26 Shtator 1946 Ilirska Bistrica , Rjeka . Sushek
27. ………………. Zagreb, Vinkovc
28. ………………. Beograd , Paraqin, Quprija , Leskovc , Bujanovc, Kumanove
29. …………….. Shkup, Veles, Prilep
——————————————————————————————————————————————
2 Nëntor 1946 Prilep , Veles
3. ………………… Shkup , Ferizaj , Bresalc
17 . ……………… Gjilan , Ferizaj , Kaçanik, Shkup
18 . ………………. Veles, Prilep
19. ……………… Veles , Shkup
20. ……………….. Kaqanik , Ferizaj
21 . ………………… Prizren
Më 13 Fror 1947 erdhi dita me u lirue prej ushtrije dhe hypa në dram, ora 9 para dite mrrina në Suharekë ora 10, 12 në Ferizaj dhe prita deri ora 2 mas darke, kshtu përsëri pagova dramen 30 dinarë dhe ora 5 pas dite në Gjilan , prej Gjilani në kam për nji sahat ora 6 naksham mrina në shtëpin time.

Zahir Sherif Selimi 1926-1990
Këto ishin vuajtje të jashtëzakonshme të shqiptarëve pas “çlirimit “ nga fashizmi.
Vrasje , tortura, ecje këmbë me mija kilometra, sëmundje , invaliditete stërmundime të papërshkrueshme të të mobilizuarve në gjithë Kosovën.
Dr. Hakif Bajrami “ Masakra e Tivarit” f. 194 “ Të mobilizuarit prej Ferizajt nisën për Suharekë të pajisur me veshmbathje private,gati gjysmë të zbathur e gjysmë të zdeshur.
Në një atmosferë të nderë,të mobilizuarit do të arrijnë në S.Rekë më 21 mars1945 në ora 6 të mëngjesit.
Ka pasur raste që të mobilizuarit, qysh në afërsi të Suharekës në mbrëmje të 20 marsit nëpër baltë të pakaluar u kishin mbetur opingat dhe me dhunë kishin vazhduar të ecin gjysmë të zbathur.
Në këto rrethana, ata e kishin vërejtur që në start se çfarë tretmani do të kenë jo vetëm gjatë rrugës, por edhe ku r t‘u jepet rasti për plojë përcjellësve.
Për ata që mbeteshin të pafuqishëm për të ecë përcjellësit siç shihet prej dokumenteve silleshin si me gjësend, ose i vritnin ose i keqtrajtonin për të shkaktuar frikë në radhët e të tjerëve.
Kishte raste, theksohet në dokumente se të sëmurët rreheshin dhe mbeteshin pa frymë në baltë, dhe borë që kishte filluar të shkrihej. Kishte pasur edhe raste të pushkatimit në Grykën e Caralevës por edhe reagime.
Të mobilizuarit e Eshalonit të Parë , më 22 mars në ora 6-të të mëngjesit ishin nisur për në Prizren.
Aty , të mobilizuarve që ishin të rraskapitur iu bashkuan edhe ata të territorit Prizrenit.
Së këndejmi , nisja për Kukës më 24.III ishte bërë prej mëse 3700 vetash. Këta të mobilizuar prej Prizrenit deri në SHkodër I përcollën udhëheqësit e Brigadës Maqedone si dhe një Batalion I Brigadës serbe.
Eshaloni më 27.III arrin në Shkodër,ndërsa pas një pushimi një ditësh, në Shkodër më 29.III I tëri niset për Tivar.
Prej Shkodre, Për Tivar, eshalonin e përbënin 2390 veta. Sipas kësaj del 1306 veta ishin likuiduar rrugës. ………..Likuidime ndër më mizoret, vetëm pse gërmysej i mobilizuari për t’i mbathë opingën ose lidhur tojën e opingës deri në Shkodër, do të bëhen me sistem.Gjatë rrugës me tortura do të shquhen: Kapiten Nimani dhe Kapiten Radoshi.’’
Në fotot e më poshtme shihet origjinali i itinerarit të Zahir Selimit –nga arkivi I familjes Selimi

Në këtë mënyrë desha të përkujtoj prindin tim Zahirin, axhallarët e mi Isufin, Rifatin, Faikun si dhe gjithë ata të vdekur në këtë periudhë si dhe të gjithë ata të cilët mbijetuan vuajtjeve të shumë të mëdha.
Veçanërisht viktimat e Masakrës së Tivarit. /Përfundon/
(Autori është profesor i historisë dhe një nga shkruesit e fakteve historike të Monografisë së Gjilanit)

