Nesër Marsh Sensibilizues për Kancerin e Gjirit në Gjilan

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan,  nesër do të organizojë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese në kuadër të muajit “Rozë”,  muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Aktiviteti do të zhvillohet me Marshin Sensibilizues, ku ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, si dhe punëtorët e institucioneve të ndryshme, që t’i bashkohen kësaj nisme humanitare.

Marshi do të mbahet të enjten, më 30 tetor 2025, nga ora 12:00.
Nisja do të bëhet nga QKMF-ja dhe do të vazhdohet deri në qendër të qytetit, për të përfunduar në Shtëpinë e Rinisë, ku do të mbahet edhe një panel diskutimi mbi kancerin e gjirit.

Organizatorët theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm si hap jetik në parandalimin dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje.

“Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë! Kanceri i gjirit mund të prekë këdo.”

Kjo ngjarje është bërë e ditur nga faqja zyrtare e QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.

 

 

Shpërndaj me të tjerët