Nga fillimet modeste te maja e suksesit: Rrugëtimi i një gjilanasi në biznes

 

Afarist i elitës dhe zotëri me vlera,  shembulli që frymëzon një brez të tërë

Jeton Maloku nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por një nga figurat më të respektuara të elitës afariste në Gjilan. I lindur në një familje me traditë arsimore dhe i rritur me vlera të larta morale, ai shquhet për modestinë, edukatën dhe respektin ndaj të gjithëve, nga bashkëpunëtorët e deri te klientët më të thjeshtë.

Zotëri në çdo kuptim të fjalës, i matur në vendime dhe i drejtë në marrëdhënie, Jetoni është gjithmonë i gatshëm të ofrojë ndihmë apo këshillë. Personaliteti dhe stili i tij i menaxhimit janë bërë model për të rinjtë që e shohin si shembull të suksesit të ndershëm. Me profesionalizëm dhe vizion të qartë, ai mbetet një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik në Gjilan dhe inspirim për brezat e ardhshëm të afaristëve.

Frymëzim për të rinjtë dhe model i afaristit të vërtetë

Jeton Maloku është simbol i suksesit të ndërtuar nga zeroja. I edukuar e me sjellje shembullore dhe bagazh intelektual,  ai është i njohur për modestinë, profesionalizmin dhe sjelljen njerëzore në raport me punëtorët, klientët dhe partnerët.

“Ne përpiqemi të ofrojmë eksperienca të jashtëzakonshme për klientët tanë, me inovacion dhe brende botërore që ua lehtësojnë dhe zbukurojnë jetën,” shprehet Jetoni.

Fillimet pa përvojë, por me guxim

Në vitin 2000, Jeton Maloku nisi rrugëtimin e tij në biznes pa pasur trashëgimi familjare në këtë fushë dhe as përvojë të mëparshme. Pas katër viteve punë në Zvicër (1996–2000), ai u kthye në Kosovë me ide të reja dhe vendosmëri për të ndërtuar diçka të vetën. Kështu, në një pikë të vogël tregtare në Rrugën e Prishtinës, në Gjilan, mori formë ëndrra e tij e parë.

Nga pikë shitje modeste në projekt gjigant

Për 11 vite, Jetoni zhvilloi biznesin mes sfidave të mëdha dhe momenteve që e shtynë drejt vendimit për të hequr dorë. Por qëndrueshmëria dhe vendosmëria e tij u shpërblyen. Në vitin 2021, ai realizoi një projekt madhor duke ndërtuar një objekt modern në kilometrin e tretë të rrugës Gjilan–Kamenicë.

Investimi ishte i lartë, por solli një ambient të standardeve europiane: arkitekturë moderne, hapësirë të bollshme dhe një showroom që të lë pa frymë.

Produkte ndërkombëtare, shërbim lokal dhe kombëtar

Jetoni Qeramika ofron një gamë të gjerë produktesh që importohen nga Spanja, Italia dhe Turqia, me fokus në cilësi, dizajn dhe funksionalitet. Jetoni veçon tregun turk për risitë moderne dhe ofertën e gjerë.

Përveç Gjilanit dhe rrethinës, kompania vepron në gjithë Kosovën dhe ka filluar edhe eksportin në Zvicër, duke ruajtur lidhjet profesionale që nga koha e emigrimit.

Rritja e ekipit dhe përkushtimi ndaj klientit

Nga vetëm 2–3 punëtorë në fillimet e saj, sot Jetoni Qeramika numëron 25 punëtorë. Sipas Jetonit, përveç pagës, motivimi vjen nga ambienti i shëndetshëm i punës dhe trajtimi me dinjitet.

Kompania ofron gjithçka që i duhet një shtëpie apo objekti banimi: qeramikë, sanitari, planifikim dhe dizajn të brendshëm, si dhe montim profesional me ekip të trajnuar.

 

Shpërndaj me të tjerët