Nga fotografia te humanizmi: Arian Mavriqi me familjen në aksion pastrimi në spital

 

Fotografi i njohur nga Kamenica, Arian Mavriqi, njihet jo vetëm për artin e tij, por edhe për veprat humane që shpesh ndërmerr. Kësaj radhe, bashkë me familjen e tij, ai ka organizuar një aksion pastrimi në repartin e pulmologjisë të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Përmes një postimi në Facebook, Mavriqi ka treguar se në këtë aksion i janë bashkuar edhe fëmijët e tij.
“Këtu, përveç Kushtrimit dhe Sibelit, për ta pastruar Spitalin e Pulmologjisë në Gjilan, pata marrë edhe dy djemtë e mi, Kejsin dhe Amalin. Foton po e ripostoj me qëllim të vetëdijesimit të prindërve, që në aksione të tilla t’i angazhoni edhe fëmijët”, ka shkruar ai.

Ky gjest, përveçse tregon përkushtimin e tij ndaj komunitetit, bart edhe një mesazh të fuqishëm: edukimi i brezit të ri për humanizëm dhe përgjegjësi qytetare fillon nga familja.

 

 

Shpërndaj me të tjerët